6 Tetor, 2017

Adelina Tahiri tregon se kush fshihet pas luksit të saj, së shpejti fejesa!


 

Adelina Tahiri ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në ‘Top Show ‘ ku ka folur rreth planeve të saj profesionale, por edhe rreth jetës private. Ajo ka thënë se kishte kohë që e priste princin dhe që tani e ka takuar atë.

E pyetur nga Ervini rreth thashethemeve se njerëzit thonë se asaj ia sponsorizon dikush karrierën, ajo përgjigjet:

“ Po unë e kam dikë, por jo që më sponsorizon, jam me dikë dhe jam shumë e lumtur, ndihem e vlerësuar . Së dyti, më trajton si princeshë dhe së treti, asnjëherë nuk kam thënë se jam në një lidhje të gjatë”

Nga sa tregon Adelina, ‘princi i saj ‘ merret me biznes, por ka një pasion të madhe edhe për muzikën, pasi i bie instrumentit të pianos. Referuar lidhjes së saj ajo tregon se raporti i tyre është i barabartë dhe se ai nuk është xheloz për faktin se ajo është shfaqur topless në klipin e fundit.

E pyetur nga Ervini nëse ajo është një nuse tradicionale , ajo është përgjigjur:

Tradicionale nuk kuptohet nëse unë nuk di të gatuaj apo të bëj punët e shtëpisë. Nuk ka të bëjë profesioni nëse unë jam apo jo një nuse tradicionale.” /Panorama Plus/

 

 

Adelina Tahiri tregon më në fund kush fshihet pas luksit të saj & flet për herë të parë për dashurinë e re të saj që e ka mbajtur prej shumë kohësh të fshehtë. A do të kemi një fejesë zyrtare prej Adelinës?

Publié par TOP SHOW sur vendredi 6 octobre 2017

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al