4 Nëntor, 2017

Adi Krasta zbulon detajet e programit të ri, sjell nga Zvicra shkrimtaren shqiptare


Moderatorin Adi Krasta nuk e kemi parë deri më tani në asnjë televizion për këtë sezon, që pas lajmit mjaft të bujshëm se programi i tij në Top Channel nuk do të jepej më për shkak të një mosdakordësie me drejtuesit. Por sot nëpërmjet një statusi në Facebook duket se prezentatori e ka sqaruar pikëpyetjen mbi të ardhmen e tij televizive.

Ai publikuar një video nga një nga emisionet e tij ku ka pasur të ftuar pikërisht shkrimtaren Elvira Dones. Dones është autore e disa botimeve, novelave, skenariste dokumentarësh etj dhe këtë herë vjen për herë të parë në ekran me një bashkëpunim, i cili në autorësi duket premtues.

Ai nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth projektit, duke e lënë gjithë publikun e tij në pritje. Kujtojmë këtu se Elvira Dones është shkrimtarja shqiptare që shkëlqeu pas ikjes nga Shqipëria komuniste. Nga tetori i vitit 1988 jeton dhe punon në Zvicër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al