Shqiptarja me famë ndërkombëtare që jeton në Greqi, Eleni Fouriera, ishte e ftuara speciale në Festivalin e 58-të të Këngës, ku performoi në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Artistja e shprehu hapur të preferuarën e saj në këtë garë dhe ajo ishte Elvana Gjata. Eleni publikoi në “Instasory” se e ka ndjekur Festivalin dhe se e preferuara e saj ishte pikërisht Elvana.
Këngëtarja publikoi një foto të Elvana Gjatës, duke shprehur pëlqimin për këngën “Me tana”. Elvana e ripublikoi foton, duke i shkruar Elenit se e do shumë dhe e quan atë mbretëreshë.
E nëse jeni kureshtarë të dini më shumë për miqësinë e tyre, mjafton të shihni këto foto të fotografit të “Panorama Plus” në paskuinta mes dy këngëtareve.
Ato përqafohen aq shumë sa duket sikur nuk kanë të ngopur.
Afeksion i paparë apo jo?
/Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al