30 Shtator, 2017

Agron Llakja tregon arsyen se pse u largova nga Portokallia


Agron Llakaj një nga artistët më të mirë të humorit ka treguar këtë të shtunë në ‘Xing me Ermalin’ arsyen se përse ai u largua nga Portokallia.

Sikundër thotë Agroni, edhe pse në atë kohë e quajtën sikur u larguan për çështje pagese, kjo nuk është e vërtetë. Arsyeja e largimit të tij lidhet me disa propozime që ai kishte bërë për të sjellë ndryshime në Portokalli, por që nuk ishin përqafuar nga pjesa drejtuese e spektaklit.

Pas kësaj ata i kishin propozuar  pozicionin e drejtorit artistik në portokalli dhe i kishin thënë se nuk do dilte më në skenë. ‘Unë nuk mund të jetoja pa skenën’, shton ai, duke u shprehur se kështu nuk i mbeti më gjë tjetër veç të largohej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al