Ish-deputetja Rudina Hajdari ka folur së fundmi në lidhje me fotot e saj me bikini, të publikuara pak ditë më parë.
Fundjavën e kaluar Hajdari tregoi përmes postimeve se e ka kaluar në det mes aktiviteteve të ndryshme. Ajo nuk ka ngurruar të publikojë edhe foto në rrjetet sociale ku si asnjëherë më parë është shfaqur me bikini.
Në një foto të publikuar në Instastory Rudina pozon me rrobabanjo të gjelbërta me lule teksa nxjerrë në pah fizikun e saj në super formë. Teksa ishte e ftuar në një intervistë në “Natë me Aulonën”, ish-deputetja tha se merret shumë me aktivitete të ndryshme në kohën e saj të lirë.
“Unë kam një anë tjetër të vetes dhe ka të bëjë me faktin që më pëlqen të bëj aktivitete sportive, të bëj plazh të dal me shoqërinë. Bëj aktivitete të ndryshme, qoftë edhe për mënyrën se si kujdesem për shëndetin.”– tha ajo.
Në lidhje me bujën që bëri fotoja e saj e parë me bikini, ish-deputetja tha se nuk i ka aspak problem, megjithëse nuk e kishte menduar që do të sh
“Nuk e kam problem fare, madje dëfrehem sepse them “ah dhe kjo doli” nuk ma mori mendja që do shfaqej aq shpejt kudo në internet.”– tha ish-deputetja.
Pas lagrimit nga politika duket se Rudina Hajdari po gjen kohë të lirë për jetën e saj personale. Disa ditë më parë ajo ka qenë në Velipojë, ku e ka kaluar ditën duke u shërbyer klientëve. Krejt ndryshe nga sa jemi mësuar, nën petkun e politikanes, Rudina kishte veshur uniformën e kamerieres me pantallona të zeza dhe bluzë të kuqe si dhe kishte kapur flokët që mos ta pengonin në punën e saj.
Pak javë më parë ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka rrëfyer detaje të rëndësishme nga jeta e saj private. Në një intervistë disa kohë më parë ka lënë të kuptohej se ka pasur një “shkëputje” në marrëdhëniën e saj me bashkëshortin. “E vërteta është që ai është larg. Ai është në Amerikë, ndërsa unë këtu. Eshtë e vështirë të jesh gjithë kohës bashkë, apo jo?”- është përgjigjur Rudina, duke mos dashur të japë shumë detaje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al