17 Tetor, 2024

“Ai ‘luante’ me vdekjen”- Ish e fejuara e Liam Payne rrëfen gjendjen psikologjike këngëtarittë në ditët e fundit të jetës: Më traumatizonte duke më thënë se…


Ish-e fejuara e Liam Payne, Maya Henry, pretendon se këngëtari i ndjerë e kishte parashikuar vdekjen e tij vetëm disa ditë para se të vdiste në moshën 31-vjeçare.

Ish-anëtari i One Direction ra nga kati i tretë i hotelit CasaSur Palermo në Buenos Aires ku pësoi lëndime të rënda. Autoritetet e gjetën të vdekur në vendngjarje.

Maya Henry, e cila ishte në një lidhje me anëtarin e One Direction nga viti 2018 deri në vitin 2022, foli për betejat e këngëtarit me shëndetin e tij mendor dhe abuzimin që ajo dyshohet se pësoi prej tij.

Pasi u ndamë, ai më dërgonte mesazhe duke më thënë nuk jam mirë”, zbuloi ajo. “Ai gjithmonë ‘luante’ me vdekjen, duke thënë do të vdes.”

23-vjeçarja tha se i shihte mesazhet si një “taktikë manipuluese” për ta bërë të ndihej keq për faktin se ata nuk ishin më bashkë.

Maya tha se i kishte ofruar ndihmë të ndjerit por ai nuk e kishte pranuar madje ajo shtoi se Liam telefononte shpesh mamanë e saj për ti thënë që Henry ta kontaktonte pasi kjo e fundit nuk i përgjigjej.

Në ditët para vdekjes së tij, Henry thotë se shëndeti mendor i këngëtarit britanik ishte përkeqësuar ndjeshëm, megjithëse ajo nuk dha detaje të tjera.

Ai gjithmonë më thonte më vjen keq për gjithçka që kam bërë. Nuk mund të jetoj më, e shihja si një përpjekje të tij për të më traumatizuar,” tha ish-patnerja e të ndjerit.

E njihja stilin e jetës së tij dhe e dija që në një moment do të ndodhte diçka e keqe. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë ok, ai po i thotë këto gjëra, unë duhet ta ndihmoj, sepse nëse nuk e bëj dhe ndodh diçka e keqe nuk e di a do ta përballoj”, theksoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al