16 Shkurt, 2024

“Ai që mi ka vjedhur brekët do i hy dru fizikisht”- Juli acarohet keq me banorët në “BBVIP”, paralajmëron aktori: Do marr ato të vajzave dhe…


Aktori i humorit Julian Deda mëngjesin e sotëm e ka çuar të gjithë shtëpinë e “Big Brother” në “këmbë” pasi disa banorë i kanë vjedhur të brendshmet.

I revoltuar ai nisi që të kontrollojë të gjithë dollapët e banorëve, megjithëse nuk gjeti gjë.

Juli i mërzitur nga kjo situatë i kërcenoi hapur banorët duke thënë se ai që ia ka marrë brekët t’ia gjejë ose në të kundërt do ta përballet me të fizikisht.

 

Pjesë nga biseda:

Juli: Më kanë vjedhur të gjithë brekët o vlla

Rikja: Janë të miat mos i prek

Juli: Gjithkund do i fus se skam çfarë të bëj. Aj që i ka marrë të çohet e ti gjejë sepse do i hyj dru fizikisht

Romeo: Rikja ose Roza i kanë marrë

Juli: Çfarë është kjo lojë?

Romeo: Lojë leshi është kjo. Kush ishte te banjoja dje

Rikja: Pse do merrem me brekët e Julit unë?

Juli: Jo vetëm të miat por të gjithë djemve

Rikja: Ca je duke thënë more, pse flet kot se mua mi kanë marrë për vete mbathjet

Juli: Pse nxehesh o Rike?

Romeo: 100% i ka marrë Rikja se u nxeh kot

Juli: Tani të futesh tek sirtarët e të tjerëve dhe të marrësh 15 njërit, 20 palë tjetrit dhe 30 palë tjetrit. Kush e ka bërë do ta vujë. Unë do të marr të gjitha brekët e vajzave dhe do ti nxjerr në shesh

Françeska: A je i sigurtë që si ke harxhuar të gjitha

Juli: Unë dje i nxora nga lavatriçja si do ti harxhoj të gjitha

Unë Romeo dhe Meritoni

Françeska: Tani vazhdon muhabet brekësh

Juli: Tani nëse ky Big Brother dëshiron që të bëhet muhabet brekësh hajde ta bëjmë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al