Lidhja e Aida Doçit dhe Naser Qelit është komentuar mjaft në media. Çifti u njohën gjatë kohës që bashkëpunonin pasi Naser Qeli ishte menaxheri i këngëtares e më pas, raportet mes tyre ndryshuan.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ishte e ftuar në “NIN”. E pyetur për jetën martesore, ajo deklaroi se është shumë e lumtur.
“Po përjetoj kulmin e lumturisë. Jetoj me Naserin dhe me dy fëmijët e tij. Mund të them lirisht që dhe ata të dy janë dashuri dhe bekim për mua. Jemi një familje e mrekullueshme dhe jemi për mrekulli. Kemi tetë muaj të martuar deri më tani”,- tha ajo për fëmijët e bashkëshortit që kanë ardhur në jetë nga martesa e tij e parë.
Aida tregoi se fakti që Naseri nuk e përzien punën me jetën personale, i pëlqen shumë. Këngëtarja u shpreh se për Naserin, në punë ajo është thjesht Aida Doci, ndërsa në shtëpi është bashkëshortja e tij.
“Nuk kam pasur kurrë qejf që të dashurohem me dikë që punoj. Se nuk dua që dashuria të prishet nga puna dhe puna në dashuri. Por kam gjetur njeriun e duhur dhe ajo më shtyn mua në profesionin tim. Deri sa takova Naserin nuk e kam ditur sa talent kam, ai më ka nxjerrë në pah,”- tha Aida në lidhje me fillimet e dashurisë së tyre.
Ndërsa në lidhje me detajin që artistja vlerëson më së shumti tek partneri i saj, ajo tha: “Nuk lejon që njerëzit të më shkelin kurrë edhe bën të pamundurën që në prani të të gjithë njerëzve, ata të më vlerësojnë dhe të më respektojnë”.
Pas celebrimit, Aida u pyet nëse çifti ka në plan të organizojnë një dasmë së shpejti.
“S’e di. Ndoshta nëse do Zoti të na falë një fëmijë, vetëm atëherë mund të jetë një arsye e fortë për të bërë diçka të madhe. Jam gati të bëhem nënë dhe për të zgjeruar familjen”,- tha ajo.
Mes saj dhe Naserit, këngëtarja tha se në momente të caktuara të dy bëhen xhelozë për njëri-tjetrin, por partneri i saj është në gjendje që ta menaxhojë më mirë situatën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al