Dje në studion e pasdites ‘’Rudina’’ DJ Vin Veli e pranoi se ai dhe Bora Zemani i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare, prej së cilës kanë edhe një djalë. Por ndryshe nga Vini, Bora ka preferuar që të heshtë ndërsa pyetet për këtë çështje. Kështu ajo veproi javën e kaluar kur ishte e ftuar në ‘’Shiko kush luan’’ ku e refuzoi të përgjigjej drejtpërdrejtë duke e lënë gjithçka evazive. Por s’mund të flasim për të të njëjtën heshtje për rrjetet sociale që ajo disponon.
Në faqen e Instagramit ajo poston vazhdimisht foto të sajat, por edhe të djalit. Vetëm pak orë më parë ajo publikoi një fotografi ku e ulur në një stol, veshur me një fustan të shkurtër, ekspozon në mënyrë mjaft provokuese këmbët e saj, ndërsa publikimin e shoqëron me dixhiturën: ‘’Ajo besoi…ajo mundi…ajo e bëri.’’ A është ky mesazh i një femre që i ka të qarta synimet në jetë?
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al