9 Qershor, 2023

“Ajo di si ta trajtojë atë”/ Kjo është pika më e fortë që e bën Camilla-n partneren ideale për mbretin Charles


Pas kurorëzimit të mbretit Charles III dhe bashkëshortja e tij Camilla mori gjithashtu titullin ‘Mbretëreshë’.  E monarkja duket se është partnerja ideale e cila e ka mbështetur bashkëshortin e saj në të gjitha vendimet e tij por edhe për të menaxhuar shpërthinet dhe reagimet e momentit të Charles.

Së fundmi, disa burime pranë familjes mbretërore, kanë treguar se Camilla ka një mënyrë unike për të qetësuar Mbretin kur ai del jashtë kontrollit.

Ekspertja mbretërore Jennie Bond tregoi për revistën OK! se:

“Unë mendoj se kjo ka qenë gjithmonë një nga pikat e saj më të forta. Ajo thjesht di se si ta trajtojë atë. Kur ai është në nerva, qasja e saj është më shumë që të qëndrojë prapa, ta lërë të shpërthejë dhe pastaj të vazhdojë t’i flas. Ajo është ndoshta i vetmi person që guxon të flasë me të kur ai është i mërzitur dhe ai nuk ka gjasa t’i bërtasë asaj”.

Ndër të tjera mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla po përgatiten për një kurorëzim të dytë këtë verë, me një ceremoni të planifikuar në Skoci dhe nderime që do t’u bëhen atyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al