Aktorja Egla Ceno ditën e sotme ka analizuar lidhjen e Romeo Veshajt me Heidi Baçin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Konkurrentja tha se Heidi është një shejtan budalla që ka një nuhatje të mirë të kapë situatat në shtëpi, por sipas saj kjo gjë nuk e bën të duket mirë sepse shumë shpejt banores i del fytyra e vërtetë.
Egla tregoi se gjatë kohës kur çifti kanë qenë të ndarë, ajo e ka këshilluar Romeon që të vendosë se çfarë do të bëjë me lidhjen e tij, sepse po e nxirrte keq Heidin.
“Romeos i kam thënë një gjë për Baçin, është koha. Ajo është një shejtan budalla që kap situatat. Ka një nuhatje të zhvilluar dhe ajo e manovron siç i vjen, por manovrini në këtë shtëpi nuk të nderon shumë në këtë shtëpi. Herët ose vonë surrati del. Unë i kam thënë këtij (Romeos) çfarë po bën me këtë vajzë. Sepse kjo gjatë gjithë kohës kur Romeo i afrohej për ta mbrojtur, kur ishin të ndarë lidhte shpresa te ai. Ia thashë dje Baçit dhe ma konfirmoi. I kam thënë këtu Romeos vendos more çun i kam thënë, mere ose leje sepse këtë vajzë po e bën të bëjë një figurë shumë të keqe”- tha Egla.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al