4 Maj, 2022

“Ajo hodhi poshtë Ilirin dhe Arjolën për ty”/ Donald Veshaj publikon bisedat me gjyshin për “sherrin” me Fifin (VIDEO)


Aktori Donald Veshaj ka risjellë edhe një herë në vëmendje “sherrin” që pati me Fifin ditët e fundit, ku dyshja kërcënuan publikisht njëri-tjetrin me gjyq.

Megjithatë, nëse ka pasur ndonjë sherr duket se është sqaruar, pasi ata më pas ata postuan video nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke treguar se janë ende miq.

Donald Veshaj ka risjellë këtë situatë përmes një videoje me gjyshërit e tij, ku i pyet në lidhje me këngëtaren.

“Do të zihem me Fifin”- thotë Donaldi gjatë videos, ndërsa gjyshi i tij shprehet se këngëtarja është shkëputur nga Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri për të dhe e ka mbështetur.

Biseda:

Donaldi: Nuk e kam qejf Fifin.

Gjyshi i Donaldit: Po ajo bëri edhe emrin tatuazh

Donaldi: Do zihem se nuk e kam qejf, doli do të më hedhë në gjyq se çfarë tha… Do zihem.

Gjyshi i Donaldit: Po pse do zihesh?

Donaldi: Po do më hidhte në gjyq, ku di unë. A të zihem apo jo?

Gjyshi i Donaldit: Jo, në asnjë mënyrë. Fifi është shkëputur nga Iliri dhe nga Arjola, nuk flet fare. E lexova në gazetë dje. Ajo të ka dashur me sinqeritet.

Teksa ishte ende brenda shtëpisë së BBV, Donaldi mori një mesazh nga gjyshërit e tij, të cilët nuk shkuan ta takonin në program.

“I dashur nipi jonë Donald, të përshëndesim nga Vlora gjyshërit Bajram dhe Lumturia te duam shumë me ty ndihemi krenarë,” tha gjyshi i Donaldit.

Pas përfundimit të mesazhit, moderatorja Arbana Osmani e pyeti Donaldit nëse e di se përse nuk erdhën ta takonin, Donaldi i përlotur u shpreh se ndoshta nuk kishin ardhur për shkak të emocioneve mirëpo moderatorja i tregoi se ata kishin një frikë tjetër.

“Jo, kishin hallë se mos i’u vidhnin shtëpinë…” tha Arbana.

“Në fakt Arban, kjo luftë që ata nuk vijnë tek ne, natën e vitit të ri në Tiranë, thonë kemi frik se na vjedhin shtëpinë….” tha Donaldi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al