Melita, nëna e konkurrentit të Big Brother VIP Kosova 3, Kevinit ka folur së fundmi për raporton e të birit me një tjetër konkurrente të BBV, Ana Ejupin.
Në një intervistë të dhënë së fundmi pas takimit me të birin në BBV, ajo tha se është shumë e lumtur për lidhjen e tij të re.
“Si nënë u ndjeva e lumtur, me Kevinin unë kam një raport shumë të mirë, Kevinin e kam si shok, si vëlla, si djalë, Kevinin e dua aq shumë sa normal u ndjeva e lumtur. E kam pa që ka pas nevojë me më taku, me pas mbështetjen time. Normale është që më kishte marr malli, por më shumë erdha për situatën që ndodhi aty me Anën dhe familjen e saj, duhej të ia jepja disa opinione”, tha ajo.
Edhe pse ka aprovuar lidhjen ende në fillim mes tyre, ajo ka shprehur edhe disa pakënaqësi në këtë romancë të re.
Sipas saj, në fillim nuk ka qenë pro marrëdhënies së tyre, pasi ka vërejtur që sipas saj, Ana nuk e ka respektuar Kevini, por kjo gjë tashmë për të ka ndryshuar.
“Ka disa gjëra që nuk më kanë pëlqyer në raport me Anën dhe Kevnin, Kevini është i qetë, e kam parë Anën duke iu afruar te shtrati dhe duke ia ngritur zërin. Tani është më mirë, por në fillim nuk e respektonte. Por gjërat kanë ndryshuar”, tha ajo në emision “Big Talk”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al