16 Maj, 2022

‘Ajo që bëri Chrissy ishte e guximshme’/ John Legend tregon shqetësimin për publikimin e fotove pas abortit të gruas


John Legend ka folur për abortin spontan të djalit të tij Jack nga gruaja e tij Chrissy Teigen në vitin 2020.

Këngëtari 43 vjeçar dhe modelja 36 vjeçare humbën djalin e tyre gjatë shtatzënisë më 30 shtator, pasi Chrissy pësoi hemorragji si pasojë e placentës së dobët. Disa orë pasi humbën fëmijën e tyre, të dy Chrissy dhe John ndanë disa foto bardhë e zi nga spitali në rrjetet sociale – një lëvizje që shkaktoi shumë polemika- pati njerëz që i mbështetën e po ashtu edhe të tjerë që i kritikuan.

Në një intervistë për “The Guardian”, John zbuloi se ishte ‘i shqetësuar’ për publikimin e fotove, por e vlerësoi vendimin e gruas së tij si ‘të fuqishëm dhe të guximshëm’. Ai tregoi: “Ishim të papërgatitur për të ndarë përvojën tonë. Isha i shqetësuar, por instinkti ynë ishte ta bënim këtë sepse njerëzit e dinin që ne ishim duke pritur një fëmijë dhe Chrissy ndjeu sikur duhej të tregonte plotësisht historinë për atë që ndodhi. Ishte një gjë e fuqishme dhe e guximshme që Chrissy bëri për ta ndarë atë sepse bëri shumë njerëzi të ndihen se nuk ishin vetëm.”

Duke folur për periudhën e vështirë, ai shtoi: “Ne u testuam. Ishte një tragjedi. Por unë mendoj se kjo na forcoi vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë tonë sepse ishim aty për njëri-tjetrin. Ne dolëm edhe më të sigurt seç ishim si çift dhe si familje.”

Albumi i fundit i John që do të dalë këtë vit ka disa nga këngët e frymëzuara nga humbja e tij tragjike. Ai tha se humbja ishte e vështirë, por shpresonte se muzika e krijuar prej saj mund të ishte shëruese për të dhe për njerëzit e tjerë. Më parë, Chrissy sulmoi kritikët, duke këmbëngulur se asaj nuk i intereson për askënd që ishte ‘ofenduar ose neveritur’ prej tyre, sepse ata kishin për qëllim vetëm të ofronin ngushëllim për të tjerët që kanë përjetuar një humbje të ngjashme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al