25 Prill, 2022

“Ajo u rikthye”/ Charlize Theron publikon fotot e para nga sheshxhirimet e “Fast & Furious 10”


Charlize Theron po kthehet në aksion.

Aktorja 46 vjeçare publikoi fotot e para nga sheshxhirimi i “Fast & Furious 10”. Në njërën nga dy fotot bardh e zi, Theron qëndron me krahët e saj të kryqëzuara mbështetur në një mur, e rrethuar nga dy personazhe.

Në foton e dytë, ajo qëndron mes disa anëtarëve të ekuipazhit, me sytë e mbyllur. “Ajo është kthyer fëmijë. #FastX @thefastsaga,” shkroi Theron.

Theron është shfaqur si Cipher në dy filmat- ‘The Fate of the Furious’ i 2017 dhe ‘F9’ i 2021 – dhe është protagoniste si në pjesë e 10 ashtu edhe në pjesën e 11-të. Së bashku me Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Sung Kang, Ludacris, Jordana Brewster, Tyrese Gibson dhe Nathalie Emmanuel pritet të kthehen për Fast X. Po ashtu do të rikthehet edhe reperja Cardi B, e cila pati një rol shumë të përfolur në F9.

Vazhdimi i dhjetë i sagës së “Fast and Furious” do të nisë shfaqjen në kinema në prill të vitit 2023. Regjisor është Justin Lin i cili ka drejtuar pesë filma të “Furious” deri më tani, përfshirë këtu dhe serinë e nëntë.

Gjithashtu mendohet se dy filmat e ardhshëm do të tregojnë një histori të zgjeruar me të cilën saga do të përfundojë më në fund. Pavarësisht vonesave për shkak të pandemisë, filmi “Fast 9” fitoi 681 milionë dollarë nga shfaqja në gjithë botën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al