3 Maj, 2022

“Ajo vajza që më ftoi në skenë…”/ Mesa duket kryeministri Rama nuk e njeh Orinda Hutën


Orinda Huta ka shumë vite që është pjesë e botës së artit dhe medias në vendin tonë por mesa duket kryeministri Edi Rama nuk e njeh.

Ajo ka moderuar eventin e organizuar në Thumën për dhurimin e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 2019. Në një moment gjatë këtij evenimenti prezantoi edhe kreun e qeverisë para se ai të dilte e të mbante fjalën.

“Dhe unë kam kënaqësinë të ftoj në skenë kryeministrin e Shqipërisë zotin Edi Rama i cili jam e sigurt se ka shumë për të thënë në këtë ditë të paqes dhe solidaritetit”-tha Orinda. Pas kësaj në skenë u ngjit kryeministri Rama.

Por, siç duket nuk e dinte se kush ishte personi që e ftoi të ngjitej në podium. Teksa nisi fjalën e tij, ai iu referua moderatores si ‘ajo vajza’.

Përderisa vajza që më prezantoi përmendi edhe fjalët e muajit që unë kam publikuar ditë pas dite në këtë muaj dua të përfitoj të nënvizoj se pavarësisht se unë jam i dhënë me shumë respekt ndaj feve dhe nuk jam as hoxha as prift, nuk më vjen mirë kur ngatërrojnë gjëra që nuk duhen ngatërruar.”- tha ai.

Ndoshta kryeministri mund ta njoh Orindën por për momentin nuk i është kujtuar emri i saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al