9 Nëntor, 2017

Ajola Xoxa më në fund jep lajmin e shumëpritur, gjithçka gati në 20 nëntor


​Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin e madh. Më në fund do mund të shohim talentin e saj në regji. Ajola Xoxa dhe këngëtarja Miriam Cani kanë gati projektin e tyre më të fundit. Pak javë më parë Miriami ka treguar se do të publikonte këngën e saj ‘Meteor’ një bashkëpunim ky me Ajolën. Për të gjithë ishte një surprizë dhe më në fund ato kanë zbuluar një pjesë të realizimit.

‘Po pres me padurim që të gjithë të shohin këtë. Projekt i ri me Miriam Canin.  Me ne fund jetesova qiellin e nates plot me yje shumëngjyrësh qe kam patur gjithmonë ne ëndërr’ shkruan Ajola krah videos. Këngën dhe videoklipin e plotë do të mund ta shikoni vetëm në 20 nëntor./Gazeta Ekspres/

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al