23 Shtator, 2017

Akoma e mërzitur sepse jeni ndarë.? Ja ç’duhet të bëni për ta nxjerrë nga zemra


Kur shkëputesh nga një lidhjeje dashurie, qarja e vazhdueshme dhe dëgjimi i këngëve romantike prej një kohë të gjatë kanë dalë jashtë mode. Bisedat për ish-të dashurin nuk janë mënyrë për ta harruara atë. Lotët mund t’i zëvendësoni me udhëtimin… Edhe lidhja me një mashkull tjetër preferohet…

 

Nëse juve sapo i keni shkëputur marrëdhëniet me të dashurin, ne ju njohim me disa mënyra të cilat do t’u ndihmojnë ta harroni ish-të dashurin tuaj.

 

Shkoni me pushime.     Shkoni në një vend të bukur, sa më larg që mundeni. Kënaquni dhe ndihuni përsëri “e lirë”.

 

Largoni objektet e tij.    Largoni gjithçka që ua ka dhuruar ai, në mënyrë që mos ketë asgjë që ju sjell në mend atë.

 

Festoni lirinë.  Mbusheni një gotë vere të mirë, vendosni një DVD dhe fantazoni.

 

Dëgjoni muzikë energjike.  Vendosni muzikë me volum në maksimum, këndoni dhe bërtisni sa më shumë që mundeni. Do ta keni shumë më lehtë.

 

Merruni me aktivitet fizik.  Shkoni në palestër ose për vrap në natyrë. Largojeni energjinë negative me ushtrime.

 

Mos iu përgjigjni në telefon.   Nuk duhet t’i pëtgjigjeni telefonatave të tij, në asnjë mënyrë.

 

Ndryshoni stilin.  Shkoni në ndonjë sallon bukurie dhe ndryshoni modelin e flokëve tuaja. Blini rroba të reja.

 

Gjeni të dashur tjetër.    Një “tip kalimtar” do t’ju shërbejë që ta riktheni vetëbesimin, dhe njëkohësisht do të kaloni bukur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al