17 Mars, 2022

Aktori Arnold Schwarzenegger i drejtohet Vladimir Putinit: Ti e nise këtë luftë, ti mund ta ndalosh


Arnold Schwarzenegger ka postuar një video-mesazh në Twitter, përmes së cilës u ka kërkuar rusëve të tërhiqen nga narrativa pro-luftës të paraqitur nga qeveria ruse.

aa-4

Në një video që zgjat më shumë se nëntë minuta – e cila ka mbi 3 milionë shikime – Schwarzenegger flet për dashurinë e tij për Rusinë dhe kujton udhëtimet që ka realizuar në Rusi.

Ylli i filmit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë u thotë rusëve se “nuk po u thuhet e vërteta për pasojat e kësaj lufte” dhe i informon se “bombat po bien mbi civilët e pafajshëm”.

Duke e përshkruar veten si ‘mik prej kohësh’ të popullit rus, aktori i dëfrgon dhe një mesazh të drejtpërdrejtë Vladimir Putinit: President Putin, ti e nise këtë luftë. Ju jeni duke e udhëhequr këtë luftë. Ju mund ta ndaloni këtë luftë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al