6 Prill, 2018

Aktori i famshëm akuzohet se ka vrarë një femër


Një ditë më parë një aktor i famshëm është akuzuar për vrasjen e një gjysheje, teksa ndodhej në gjendje të dehur.

Bëhet fjalë për aktorin britanik Harry Goodwin-Sim i cili ka shtyrë të moshuarën Ourania Lambrou në një rrugë, në Kentish Town, më 31 mars, duke i shkaktuar asaj vdekjen, ka thënë një gjyqtar.

Mësohet se viktima ishte dërguar në spital ku ka qëndruar disa orë e më pas është dërguar në shtëpi. Por dy ditë më vonë atë e kanë dërguar sërish në spital, ku mjekët kanë vënë re gjakderdhje në tru dhe gjendja e saj është përkeqësuar.

 

Ourania Lambrou ndërroi jetë të nesërmen. Ndërkohë aktori Goodwin-Sims u paraqit në bankën e të akuzuarve, ku as nuk mohoi as nuk konfirmoi krimin.

Ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, datën e lindjes, adresën dhe kombësinë e tij britanik

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al