9 Prill, 2022

Aktori i njohur i del në mbrojtje Chris Rock për shakanë me gruan e Will Smith duke u “tallur” me sëmundjen e saj


Komediani dhe aktori, Ricky Gervais i ka dalë në mbrojtje shakasë së Chris Rock në Oscar në mënyrën më të pazakontë.

Komediani është i njohur për të provokimet e tij për personazhet e famshëm në shfaqjet të mëdha, pasi ai ke qenë për 5 vite prezantues i Golden Globes. Ai tha se shakaja e Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar që solli shuplakën e Will Smith, nuk ishte edhe aq ofenduese. Gervais më pas vazhdoi të bënte shaka për aftësitë e kufizuara.

Shakaja e Rock në Oscars për Jada Pinkett Smith ku ai i tha se ishte i emocionuar që ta shihte yllin e saj në një vazhdim të “GI Jane” për shkak flokëve të saj tullac u komentua gjatë dhe vijon ende të komentohet.

Pinkett Smith vuan nga alopecia, sëmundje e cila shkakton rënie të flokëve, dhe ajo rruajti kokën dhjetorin e kaluar.

“Nuk i godet njerëzit për shaka, sado e keqe të jetë. Dhe nuk ishte keq! Kjo ishte si shakaja më e lezetshme që do të kisha thënë ndonjëherë,”tha Gervais gjatë bisede virtuale në Twitter.

 “Dikush tha se po bënte shaka për paaftësinë e saj. Epo, unë jam duke u dobësuar pak, kështu që jam invalid. Kjo do të thotë që unë mund të parkoj menjëherë pranë [supermarketit britanik] Tesco tani. Dhe unë jam i shëndoshë. Kjo është një sëmundje, apo jo? Unë jam i shëndoshë dhe tullac. Unë duhet të marr përfitime.”

Tallja e Gervais me alopecinë dhe pyetja nëse është një paaftësi apo jo ndezi zemërim në mediat sociale.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al