17 Maj, 2022

Aktori i njohur i serialeve turke bëhet baba për herë të dytë, ja emri që i vendosi vajzës


Aktori i njohur për publikun shqiptar nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu është bërë baba për herë të dytë.

Mediat turke raportojnë se bashkëshortja e aktorit, Sinem Kobal ka sjellë në jetë një vajzë ditën e djeshme. Sinem dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe çifti e ka zgjedhur tashmë emrin për vogëlushen. Ata kanë vendosur ta quajnë princeshën e tyre Leyla.

Çifti u martuan në vitin 2016 me një dasmë me shumë të ftuar personazhe VIP. Ata kanë edhe një vajzë 2 vjeçare me emrin Lalin.

“Jemi njohur bashkë përmes shoqërisë edhe pse na lidh puna, sepse jemi në të njëjtin profesion dhe jemi njohur figurativisht. Rastësisht në një takim të organizuar mes miqsh për çështje pune, më dha numrin e celularit dhe unë pas një jave e mora në telefon se në serialin që xhironim duhej një femër e pashme. Nuk u mendua dy herë dhe pranoi të vijë. Nisëm të shoqërohemi, nuk e kemi pasur të lehtë sinqerisht, edhe pse duket ashtu. Por tani që ka një kohë që jemi bashkë, dukemi të lumtur, nuk kemi probleme dhe nuk na pengon popullariteti, sepse e kuptojmë njëri-tjetrin. E kemi gjetur dashurinë e vërtetë, nuk jam me këmbë në tokë’, – kështu e ka komentuar lidhjen e tij me aktoren Sinem Kobal Kenani kohë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al