9 Mars, 2022

Aktori i njohur i serialit “Euphoria” dikur ishte kamarier, videoja e tij duke pastruar tavolinat e restoranteve bëhet virale


Një video e aktorit të serialit “Euphoria”, Angus Cloud duke punuar si kamarier në një restorant është bërë virale në rrjetet sociale.

Në videon, që tashmë po bën xhiron e rrjetit, aktori po bën punën e tij si kamarier në restorantin amerikan “Waffle House”. Ishte Tik-Tokerja e njohur, Darleen, ajo e cila shpërndau për herë të parë videon ku ylli i serialit “Euphoria”, shihet duke i pastruar tavolinën.

Videoja u bë menjëherë virale, duke marrë miliona klikime dhe komente në rrjetet sociale.

 

@just.darleen This is amazing @Angus Cloud fast forward now you’re a star on Euphoria. #fezcoeuphoria #fez #euphoria #brunchtok ♬ Forever – Labrinth

Seriali “Euphoria” u transmetua për herë të parë në vitin 2019 dhe para serialit, Cloud nuk kishte eksperiencë në fushën e aktrimit.

Duke folur për jetën e tij në A24 Podcast muajin e kaluar, Cloud tha se ai po ecte në rrugë kur stafi i emisionit e pa.

“Para se të filloja këtë, aktrimin, merrja 7,50 dollarë në orë në një Waffle House, vëlla,” tha 23-vjeçari.

Cloud luan personazhin e Fezco-s, një tregtar droge, në “Euphoria”, i cili është gjithashtu i ëmbël dhe i ndjeshëm. Ai u shfaq në sezonin e parë të shfaqjes në 2019 dhe personazhi u bë një hit i menjëhershëm.

Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë pas sezoni të dytë të serialit, i cili u publikua në muajin janar.

Cloud së fundmi zbuloi gjithashtu se ka marrë oferta për role të reja dhe se do të luajë në një thriller të quajtur The Line , së bashku me Halle Bailey dhe Alex Wolff.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al