Prej disa javësh, aktori i njohur turk, Can yaman, përflitet se ka nisur një romancë me gazetaren italiane, Diletta Leotta.
Pas gjithë zhurmës së krijuar në rrjet, Can ka reaguar dje për herë të parë.
Aktori publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me Diletta-n.
Gazetarja shfaqet me kokën e mbështetur tek shpatullat e Yaman. Ndërkohë, aktori shihet me një armë në dorë, e kjo ndoshta sepse dyshja ka dashur të kalojë pak kohë duke u argëtuar me qitjen.
“Çifti i rrezikshëm”, shkroi ai krahas postimit, në të cilin etiketoi edhe Diletta-n.
Ai i mbylli komentet në këtë foto, por fansat e dyshes e kanë shpërndarë atë menjëherë në rrjete sociale.
Dyshja filloi të “gjurmohej” kur Anna Pettinelli hodhi aludime për një lidhje mes tyre në emisionin e saj në radio, në “RDS”.
Më pas, revista “Chi” publikoi foto ku dyshja shfaqej nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke u përqafuar dhe duke u puthur.
Mediat italiane shkruanin se ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku publikuan edhe foto në Instagram.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al