Aktori i njohur, Can Yaman ishte ndër të famshmit që kanë ndihmuar të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Ai ka dhuruar 250 mijë lira dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga ndjekësit e tij të huaj, duke mbledhur në total 1 milionë e 550 mijë lira. Aktori i njohur Can Yaman, i cili mobilizoi edhe ndjekësit e tij të huaj, ka bërë thirrje për donacione duke shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram. Yaman ka shkruar në postimin e tij:
View this post on Instagram
“Në këtë kohë të vështirë që po kalojmë, e kemi marrë për detyrë të përgatisim këtë fushatë, duke shpresuar se mund të ndihmojë sadopak në fatkeqësinë në vendin tim. Si Can Yaman for Children, shoqata jonë që kemi krijuar në Itali, ne bashkëpunojmë me Shoqatën AHBAP në Turqi. Ju mund të gjeni linkun e ndihmës në bio. Ju falenderojmë paraprakisht për ndihmën tuaj, me shpresën që një fatkeqësi e tillë të mos gjejë fëmijë askund në botë”. Aktori, i cili përmes mesazheve të publikuara në italisht, anglisht dhe spanjisht, bëri thirrje që donacionet të përdoren në favor të viktimave të tërmetit në Turqi dhe mori komente pozitive nga fansat e tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al