16 Prill, 2022

Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug bëhet baba për herë të parë


Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre të cilin e kanë quajtur Kurt Efe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale.

“E morëm djalin në krahë me shëndet të mirë. Lumturia jonë është e papërshkrueshme. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe paçi fat”-shkroi aktori në një status në Twitter.

Sipas mediave turke, Kıvanç Tatlıtuğ mori pjesë edhe në lindjen, e cila u zhvillua në një spital privat në Ulus . Aktori i njohur nuk i ka mbajtur dot lotët kur ka parë djalin e tij.

Çifti kanë vendosur ta quajnë fëmijën e tyre “Kurt Efe”, emri i njërit nga personazhet e shumtë që aktori turk ka luajtur. Bëhet fjalë për serialin “Kurt Seyit dhe Sura” i vitit 2014, i cili është transmetuar edhe në vendin tonë.

Në mediat turke thuhet se arsyeja pse kanë vendosur ta quajnë kështu fëmijën e tyre pasi ata janë njohur në xhirimet e këtij seriali. Çifti u kthye në një nga më të përfolurit në Twitter në një kohë të shkurtër pas lajmit se djalit të tyre do ta emërtonin “Kurt Efe”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al