20 Tetor, 2017

Aktori Ndriçim Xhepa i nënshtrohet operacionit. Ja gjendja e tij shëndetësore


Elma Doresi, regjisorja e njohur e Teatrit Kombëtar ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë artdashësit,miqtë e aktorit dhe teatrit , duke treguar se operacioni të cilit i është nënshtruar aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka shkuar me sukses.

“Një lajm i mirë për të gjithë ata që e njohin Çim Xhepën: Ndërhyrja perfundoi me sukses.

Jetë të gjatë miku ynë i vjetër!”,- shkruan ajo në Facebook.

Ndriçim Xhepa pranoi para disa ditësh se vuante nga një ftohje e vjetër për të cilën i duhej një ndërhyrje e menjëhershme në mushkri. Kujtojmë këtu se qeveria shqiptare akordoi një fond prej 50 eurosh për kurimin e tij në Gjermani./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al