Marko Caka sot është një ndër shqiptarët më në zë në trojet tona për shkak të protagonizmit të tij në rritje në Hollivud. Ai është pjesë e xhirimeve në serialin e njohur “Spies next door”, ku luan një rol kryesor.
47-vjeçari, ish-gazetari i “Panorama Sport”, ka zbuluar një anë tjetër të medaljes që shumë pak e kanë ditur. Shkodrani prej 9 vitesh mbulon ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve së bashku me modelen dhe gazetaren spanjolle Kej Mërrit.
Këtë fakt e ka bërë publike vetë aktori në Facebook, teksa shihet në stadiumin “Santiago Berbanabeu” së bashku me bukuroshen spanjolle.
“Guys, kjo qe shikoni ne foto është modelja dhe gazetarja e famshme e Real Madridit, Kay Murray, bashke me te për 9 vite rresht kemi mbuluar Champions League si Reporter special te dhjetrave gjysmëfinaleve dhe finaleve te evenimentit me te rëndësishëm Europian duke ruajtur mbresa dhe kujtime te paharrueshme ne fushe dhe ne konferencat e shtypit.
Si moderatore, Kay ka drejtuar emisione ne Real Madrid Channel me parametrat e thjeshtesise me absolute duke vleresuar etiken e gazetarisë pa qene nevoja për te ekspozuar asetet e saj te bukurisë si modele e njohur”, shkruan Marko Caka në Facebook.