Aktori Kreshnik Ibrahimi njihet për rolet në “Portokalli” me “Xhixh Merimongën” apo personazhin e Ramush Haradinajt. Ai vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja, i fokusuar më shumë në teatër.
Por së fundmi Kreshnik ka bërë në rrjetin social “Facebook” një postim që i ka habitur ndjekësit e tij.
Kreshniku shfaqet në një restorant kinez në Gjermani dhe shkruan se po ha mish miu teksa shihet me syzet vënë.
“Shqiptari kur han mish te miut te kinezi, i qet Syzat qe më ju dok mish i Viçit”, shkruan Kreshniku.
Përshkrimi i kësaj fotoje ka ngjallur menjëherë reagimin e ndjekësve të cilët e kanë cilësuar të neveritshme, megjithatë nuk dihet nëse aktori e ka thënë për shaka apo vërtet po konsumonte mish miu.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al