28 Shkurt, 2018

Aktorja e filmave me pullë të kuqe në shënjestër të ISIS, 25-vjeçarja merr vendimin e papritur


Ish ylli pornografik Mia Khalifa ka zbuluar në një intervistë për mediat britanike se ka marrë shumë kërcënime me vdekje nga ISIS.

Ajo ka deklaruar se edhe pse në këtë fushë ndihej mirë dhe fitonte mjaft, është detyruar të heqë dorë pasi ishte frikësuar për jetën e saj dhe sigurinë e familjes.

Mia, me origjinë Libanezo-Amerikane, ishte një ndër aktoret me të njohura dhe më të kërkuara të filmave me pullë të kuqe, ndërsa videot e saj ishin më të klikuarat në një faqe pornografike të njohur.

“Gjithçka nisi të dilte jashtë kontrollit kur filluan të vinin kërcënimet me vdekje nga ISIS, u detyrova që të largohesha plotësisht nga filmat për të rritur”, është shprehur 25-vjeçarja.


PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al