1 Qershor, 2022

Aktorja e humorit rrëfen se është ngacmuar seksualisht gjatë karrierës së saj: Kam humbur shumë projekte! Vjen regjisori dhe…


Aktorja e humorit Cubi Metkaj ka rrëfyer se është ngacmuar seksualisht për të fituar disa role gjatë karrierës së saj.

E ftuar në “Abc News” aktorja po fliste në lidhje me shfaqjen teatrale “Kukulla” që ajo ka realizuar kohët e fundit. Nisur nga subjekti i shfaqjes ajo u pyet nëse është ngacmuar ndonjëherë seksualisht gjatë këtyre viteve që ka punuar si aktore në teatër.

“Të themi “jo” do gënjej. Ne e dimë shmë mirë që edhe në botën e showbizit këto ndodhin, edhe në teatër sepse ndoshta edhe teatri nuk është edhe aq showbiz por që ndodhin. Ty të vjen regjisori me një propozim të caktuar dhe pastaj fillon me komplimentet, shkojnë më tej e më tej… Pastaj është edhe çështje e karakterit që deri ku e çon edhe deri ku e lejon.

Unë nuk jam tip që e kam lejuar, kam thënë “stop” deri këtu. Ndoshta ka të bëjë me tipin tim, por që ndodh, mua më ka ndodhur. Unë nuk bëj pakt dhe marrëveshje me të tilla gjëra. Kam prishur shumë projekte pse duhet ta mohoj këtë gjë.”– tha Cubi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al