10 Prill, 2022

Aktorja e njohur bëhet pjesë e filmit ‘’ Fast and Furious 10’’


Një tjetër aktore i është shtuar kastit të filmit ‘’Fast and Furious 10’’.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur amerikane, Brie Larson. Ka qenë vetë Vin Disel që e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij personale në Instagram.

“Po, po, po… ju e shihni këtë engjëll mbi shpatullën time dhe i thoni vetes tuaj ‘kjo është kapitenia Marvel’. Është e qartë se ka dashuri dhe të qeshura në këtë imazh”, ka shkruar aktori në një selfie me Larson në Instagram

“Ajo që nuk e dini megjithatë, është se Brie do të jetë pjesë e Fast10.Përtej bukurisë së saj, intelektit t… Oscar-it të saj, haha është ky shpirt i thellë që do të shtojë diçka që mund të mos e kishit pritur por e keni dëshiruar,” vazhdoi ai. “Mirë se erdhët në FAMILY Brie. @brielarson.”

Aktorja ka fituar çmimin Oscar për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Room” të 2015-ës. Njoftimi për kastin e Larson vjen një muaj pasi u zbulua se aktori Jason Momoa do të luajë rolin e një personazhi anatagonist në pjesën e 10-të të “Fast and the Furious”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al