14 Mars, 2022

Rebel Wilson i drejton Putinit gishtin e mesit gjatë ceremonisë së çmimeve BAFTA: Në të gjitha gjuhët e botës ky është gjesti për ty


Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Bafta” që mblodhi yjet si Benedict Cumberbatch, Daisy Ridley dhe Jessie Buckley. Madje sipas raportimeve, të famshmit kishin planifikuar paraprakisht të visheshin me të zeza dhe me veshje jo shumë glamuroze.

“Disa agjentë të lartë të showbiz-it kanë këshilluar yjet të mos vishen me fustanetdhe kostumet që tërheqin vëmendjen pasi do të duken të pakëndshme pas konfliktit në Ukrainë”, tha një burim për Sun të dielën.

Sikurse pritej, gjatë ceremonisë nuk mund të mos përmendej sulmi rus ndaj Ukrinës. Aktorja australiane Rebel Wilson ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin. Në një moment, kur shpjegoi sesi performanca e këngëtares Emilia Jones do të shoqërohej nga dy përkthyes të gjuhës së shenjave dhe dallimet mes tyre, Wilson tha: “Për fat, në të gjitha gjuhët e shenjave, ky është gjesti për Putinin” përpara se të nxirrte gishtin e mesit.

BAFTA 2022: Rebel Wilson mostra o dedo do meio para Putin na premiação

Publiku e mbështeti me duartrokitje të shumta.

Kjo nuk ishte referenca e vetme për konfliktin që u bë gjatë ndarjes së çmimeve. Drejtuesi i BAFTA-s, Krishnendu Majumdar, gjithashtu hapi ceremoninë duke thënë: “Së bashku me kolegët tanë në Akademinë e Filmit të Ukrainës, ne qëndrojmë në solidaritet dhe shpresojmë për një kthim të paqes. U jemi jashtëzakonisht mirënjohës gazetarëve që mbulojnë Ukrainën, shumë prej të cilëve janë anëtarë të BAFTA-s,” shtoi ai. “Lutjet tona janë me popullin e Ukrainës, si dhe me ata të prekur nga konflikte të tjera në mbarë botën.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al