20 Tetor, 2017

Aktorja e njohur ‘i përvishet’ Ramës: Njerëzit gati të dalim në protestë, ti thua ekspozitë


Çështja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mesa duket ka prekur e ka bërë të reagojnë  figura të njohura politike, por jo vetëm.

Një ndër to është dhe aktorja e njohur Eni Jani, e cila ka komentuar në një video të publikuar nga kryeministri Rama ku shihen pamje të një ekspozitë të artistes kosovare Lala Meredith-Vula. E revoltuar aktorja shkruan se nuk i besohet që me këtë situatë që po ndodh kryeministri publikon këtë status. “Nuk dua të besoj që e ke nxjerrë këtë status sot. Njerëzit janë gati të dalin në protestë se nuk po i dilni zot Saimirit, ti thua ekspozitë”, shkruan aktorja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al