Monika Lubonja dhe Robert Aliaj ishin mysafirët e radhës në emisionin e paradites “Kush vjen për drekë”.
Edhe pse të dy që në krye të bisedës thanë se nuk kanë ndonjë marrëdhënie kushedi çfarë me gatimin, eksperimentuan dhe i shijuan momentet në kuzhinë, ku edhe u treguan bashkëpunues, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Përveç bisedës interesante, nuk munguan as situatat komike në emision, ku ndërkohë që Aliaj bënte brumin për kulaçin e Lubonjës, kjo e fundit e ka lyer me miell.
“Janë ca spektakle ose teatro që bëhen”, tha Monika teksa shpërndau mbi Aliajn miellin që mbante në dorë. Ndërkohë Aliaj është “hakmarrë” shpejt, duke i pirë vezët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al