8 Mars, 2022

Aktorja e serialit ‘’Friends’’ bën deklaratën e papritur: Nuk mbaj mend asgjë nga…


Aktorja e njohur amerikane, Courtney Cox tronditi rrjetin kur deklaroi se nuk mbante mend shumë nga koha e xhirmeve të seralit hit ‘’ Friends’’.

Së fundmi, teksa ishte në një intervitsë ajo foli mbi këtë deklaratë duke shtuar se nuk mbante mend të kishte filmuar aq shumë episode.

‘’Duhet ti kisha parë të 10 sezonet sepse kur më bëni  pyetje rreth ”Friends”,  unë isha si nuk e mbaj mend. Nuk më kujtohet të kem filmuar kaq shumë episode’’, tha Courtney.

David Schwimmer, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matthew Perry, Lisa Kudrow, and Matt LeBlanc.

Vitin e kaluar, kasti i “Friends” u ribashkua në xhirime për të rikujtuar edhe njëherë komedinë që i ktheu të gjashtë yjet në emra të njohur. Cox-it iu bashkuan Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc  dhe David Schwimmer, për të ndarë histori dhe për të folur për kohën e tyre gjatë xhirimeve të serialit.
E shikoj ndonjëherë në TV, ndaloj dhe them, ‘O Zot, nuk e mbaj mend fare këtë”, shtoi Cox. “Por është shumë qesharake”, u shpreh ajo. 

Courtney që ishte në rolin e  Monika Geller pranoi se ka një “kujtesë të keqe” dhe nuk mban mend shumë gjëra nga jeta e saj përtej xhirimeve të komedisë më të pëlqyer në histori.

friends cast

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al