20 Mars, 2018

Aktorja e “Sex and the City” do të futet në politikë


Aktorja e famshme ka hequr dorë nga kinematografia, për t’iu përkushtuar një fushe tjetër të rëndësishme siç është politika.

Bëhet fjalë për aktoren protagonniste të serialit ‘Sex and the City’, Cynthia Nixon, e cila këtë të hënë deklaroi se zyrtarisht do të hedhë kandidaturën për tu bërë guvernatore e Nju Jorkut.

Ka qenë vetë aktorja që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Cynthia Nixon ka publikuar një video ku krahas saj shkruan: “Unë e dua Nju Jorkun dhe sot shpall kandidaturën time për guvernatore”.

Gjithashtu në postimin e saj aktorja, bëri me dije se cilat janë prioritet e saj në rast se arrin të fitojë: “Unë kurrë nuk kam jetuar në asnjë vend tjetër, por diçka duhet të ndryshojë. Ne duam që qeveria jonë të fillojë të punojë sërish nën kujdesin shëndetësor, duke i dhënë fund burgosjeve masive, duke rregulluar metrotë. Ne jemi të lodhur nga politikanët që kujdesën më shumë për tituj dhe pushtet sesa për ne. Nuk mund të jetë më thjesht biznes.”

Aktorja e “Sex and the City” do të sfidojë Guvernatorin demokrat Andrew Cuomo në shtator.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al