16 Shkurt, 2018

Aktorja pornografike merr sëmundje e rëndë, por më tronditëse është deklarata


Cameron Bay pas nëntë filmave pornografikë zbuloi se kishte AIDS, e menjëherë pas këtij lajmi ajo hoqi dorë nga industria e pornografisë.

Por një deklaratë e saj i ka shtangur të gjithë, pasi ajo ka pohuar se në xhirimin e skenave porno, asnjë nga partnerët e saj seksualë meshkuj nuk kanë përdorur kurrë një prezervativ.

“Mësova kështu se është gjithnjë dikush më i ri dhe më seksi i gatshëm për të bërë atë që nuk ju dëshironi të bëni. Është një botë peshkaqenësh. Mendoj se duhet të kemi më shumë zgjedhje. Vënia e një prezervativi duhet të jetë një zgjedhje”.

Testi i fundit negativ i HIV i aktores Cameron Bay u zhvillua më 26 korrik, duke e lejuar atë të vazhdojë e qetë punën e saj deri më 26 gusht. Por ajo shpjegon se ajo vendosi të testohet më herët, më 19 gusht, sepse ajo kishte dëgjuar se një aktor me të cilin kishte punuar kishte hepatitin C. Pas analizave ajo u habit kur mësoi se kishte AIDS.

Nëntorin e kaluar, votuesit në Los Anxhelos kaluan një ligj duke e bërë përdorimin e kondomit të detyrueshëm në pornografi, pavarësisht lobimit të fortë të industrisë kundër kësaj mase. Por njerëzit që punojnë në këtë komunitet thonë se ligji i ri nuk zbatohet”, ka rrëfyer Bay për “HuffingtonPost”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al