Gjiko do të dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë si i dyshuar për dhunimin e një femre të mitur. Reperi akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve. Me të njëjtën, bazuar në këtë dokument, dyshohet se ai ka kryer edhe mardhënie seksuale. Aktakuza është ngritur nga prokurorja Sebahate Hoxha.
Javë më parë nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se seanca e shqyrtimit fillestar ishte mbajtur më 25 mars 2022, e cila me kërkesë të palës mbrojtëse është shtyrë për 26 prill 2022.
“Ju njoftojmë se lidhur me këtë lëndë është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar me datë 25.03.2022, e cila është shtyrë për datë 26.04.2022 me kërkesë të mbrojtësve të të pandehurve me qëllim të pajisjes me shkresa të lëndës”, pati thënë javë më parë për Front Online zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Gashi nuk kishte dhënë detaje të tjera se çfarë është duke ndodhur me këtë çështje, duke pohuar se seancat janë të mbyllura, për shkak se palët e dëmtuara janë persona të mitur.
“Lidhur me rastin e të pandehurve A.GJ etj, ju njoftojmë se në këtë rast seancat janë të mbyllura për publikun, pasi që rasti ka të bëjë me lëndë ku dyshohet se të përfshirë si palë të dëmtuara janë persona të mitur, andaj të gjitha procedurat në raste të tilla janë konfidenciale”, pati deklaruar ajo./Front Online
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al