3 Prill, 2022

Akuzuan njëri-tjetrin për tradhti, Bashkim Saiti sqaron përfundmisht arsyen e vërtetë të ndarjes me Alvisa Qarrin: Kam qenë xheloz, me kalimin e kohës…


Alvisa Qarri dhe Bashkim Saiti ishin dy konkurrentët e parë të këtij sezoni të Për’Puthen, të cilët dolën çift nga programi. Megjithatë lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi Bashkimi njoftoi se i ka ndërprerë marrëdhëniet me ish-konkurrenten. Që pas lajmit të ndarjes së tyre, në rrjet u komentua se arsyeja mund të ketë qenë tradhtia, madje asnjëri nga ish-konkurrentët nuk i mohuan dhe as nuk i pohuan këto zëra deri më tani.

Por, Bashkim Saiti vendosi që të zbulojë përfundmisht arsyen e ndarjes së shumëkomentuar me Alvisa Qarrin. Ish-konkurrenti ishte i ftuar në një intervistë, ku shprehu se arsyeja e ndajes sipas tij ishin “disa gjëra të vogla që u bënë pak më të mëdha.” Ai shtoi se nuk ka më asnjë kotakt me Alvisën.

 “Puna e akuzave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë shumë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë, e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, dmth ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marrë shumë komente. Kam preferuar që më mirë të mos kemi kontakte.”- tha ai për “N’Kosovë Show.”

Ndër të tjera ai foli përsëri për eksperiencën e tij në emisionin e dashurisë, ku theksoi se është ndier shumë në presion në marrëdhënie me konkurrentët e tjerë. Sa i përket dashurisë në television ai tha se është shumë e vështirë ta gjesh pasi para kamerave nuk munda ta njohësh 100% një person.

“Në fakt në fillim nuk kam ditur çfarë të presj, mbase edhe prej gjuhës. Por nuk kam pritur të kem kaq shumë presion. Puna është se ti i takon konkurrentët çdo ditë dhe krijon një marrëdhënie me ta. Dhe ti përfundon duke bërë debat me një person me të cilin ke ngrënë darkë një natë më parë. Ka qenë puna që duhet t’i menaxhosh shumë marrëdhëniet me njerëzit.

Një gjë që e kam mësuar është që para tv është e vështirë të gjesh dikë. Ndoshta e kam gabim por që kur ndezet kamera ke një lloj kompleksi, deshe s’deshe ke një lloj qëndrimi më ndryshe, dmth nuk e njef 100% personin. Ndaj dhe kur kam dalë me atë vajzën jashtë, kur jemi përputhur kam thënë se dua ta njoh jashtë. Takimet i kemi bërë nëpër shtëpi.” – u shpreh ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al