Aktori i njohur i Hollywood-it Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare.
Burimet për TMZ, kanë zbuluar se e dashura e tij 53-vite më e re, Noor Alfallah është shtatzënë në muajin e tetë.
Ylli i kinematografisë është babai i tre fëmijëve të tjerë, Julie 33-vjeçare, të cilën e kishte me Jean Tarant dhe binjakëve 22-vjeçarë, Olivia dhe Anthony, të cilët i kishte me ish-bashkëshorten e tij Beverly D’Angelo.
Marrëdhënia e Pacinos me 29-vjeçaren u zbulua për herë të parë në prill 2022 kur ata u panë së bashku në një restorant. Megjithatë, në atë kohë, burime të ndryshme treguan për Page Six se ëfiti kanë qenë së bashku që nga koha e pandemisë së koronavirusit.
“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo është prej disa kohësh me Al Pacinon dhe po kalojnë mirë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse Pacino është më i vjetër se babai i saj”,– zbuloi burimi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al