4 Mars, 2022

Alarm për statujën e Ronaldos, riti i çuditshëm i turistëve bën që t’i shkëlqejë…pen*si


Tifozët e Kristiano Ronaldos me sa duket po e teprojnë me adhurimin ndaj yllit portugez. Dhe kjo kuptohet qartësisht nga ajo që po ndodh me statujën e tij në vendlindje, në Funçal.

Me sa duket, ajo tashmë është bërë pjesë e një riti të pazakontë, duke bërë që t’i shkëlqejë… penisi.

Turistët të cilët vizitojnë Madeiran në Portugali, e kanë bërë të zakonshme të ndalen për një foto para statujës së Ronaldos.

Shtatorja që është 3,4 metra e lartë, është vërë objekt i një riri të veçantë.

Vizitorët e shumtë, tashmë i bëjnë fotot me duart te penisi i sulmuesit portugez dhe nga prekjet e shumta, ajo pjesë e statujës shkëlqen në mënyrë më të dukshme në krahasim me pjesën tjetër.

Një rit në vetvete që ka bërë të ngrihet alarmi te autoritetet lokale, që nuk mendonin se statuja do të kishte këtë rol të pazakontë në fotot e turistëve aq sa për të bërë të shkëlqejnë pjesët e organeve gjenitale duke e kthyer në qesharake.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al