23 Dhjetor, 2017

Alban Dudushi feston ditëlindjen, stafi e lë ‘’me gojë hapur’’ gjatë emisionit (Video)


Alban Dudushi feston ditëlindjen e tij të 45-të, ku gati 1/3 e jetës e ka kaluar në televizion. Stafi me Bieta Sulon në krye, partneren e Albanit dhe kryeredaktoren e ‘’Top Show’’ i kishin përgatitur një surprizë shumë të bukur.

Ndërkohë që Albani ka prezantuar të shfaqej një insert mbi një film të Tinka Kurtit, ai është habitur teksa ka parë në ekran një video me momentet e tij në punë, që në nisje dhe deri më tani. Një emocion i paparë për moderatorin i cili pas kësaj mori një urim live nga të gjithë , tortën tradicionale dhe një atmosferë festive me shampanjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al