2 Prill, 2022

Alban Ramosaj nuk e kursen ironinë për Big Brother/ Këngëtari zbulon nëse do të merrte pjesë në edicionin e dytë


Alban Ramosaj nuk heziton të bëjë ironi kur e pyesin për “Big Brother VIP”, pjesë e të cilit ishte e motra, Beatrix, edicionin e parë.

Këngëtarja sapo ishte rikthyer në muzikë pas një mungese të gjatë dhe zgjodhi të bëhej pjesë e formatit shumë të njohur. Si një tentativë për tu rifutur në botën e showbizit por edhe për një eksperiencë të re, Beatrix rezultoi të ishte ndër konkurrentet më të komentuara.

Ndonëse ishte një nga banoret më pasive dhe fjalëpakta, lidhja me Donald Veshajn në një kohë kur ai kishte lënë të kuptohej se ishte rikthyer me Bora Zemanin, e bënë Beatrix një aktore kryesore në shtëpinë e famshme.

Këngëtarja mori kritika të shumta, nisur sidomos nga fakti që muajin e parë kishte qenë jashtë formatit dhe e kishte përkrahur historinë e Borës dhe Donaldit. Por, po ashtu fitoi edhe zemrat e shumë njerëzve. Vetëm një ditë pas finales së “Big Brother VIP” ajo dhe Donaldi i dhanë fund lidhjes duke mos zbuluar se çfarë ndodhi mes tyre.

Nuk e dimë nëse niset nga ky kalvar ngjarjesh dhe zhvillimesh por, Albani thotë ‘nuk ka kohë për tu marrë me të tilla gjëra’. Ai ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ku mes të tjerash dikush e ka pyetur: “A do hyje në Big Brother VIP?” Kësaj pyetjeje, këngëtari i është përgjigjur duke publikuar një video humoristike nga You Tube, ku shkruhet “Askush nuk ka kohë për këtë”.

Në fakt një pyetjeje të tillë Albanit ia ka bërë edhe Arbana Osmani kur e motra ishte pjesë e formatit dhe ai e surprizoi. Albani u tregua i dyzuar dhe u duk sikur ishte gati të pranonte nëse nuk do ishte për pjesëmarrjen e tij në “Festivalin e Këngës”. Dhe nëse propozimi i Arbanës do ishte i vërtetë dhe jo thjesht ngacmim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al