25 Prill, 2022

Alban Ramosaj reagon pas videos së Beatrix të përlotur: Herët a vonë…


Ditën e sotme këngëtarja e njohur muzikës shqiptare, Beatrix Ramosaj ka reaguar përmes një videoje për bullizimin që asaj i është bërë tre muajt e fundit. “Kam vendosur mos të heshtë më!”- kështu u shpreh gjatë videos ish-banorja e ‘’Big Brother Vip.

Në një video të publikuar në TikTok këngëtarja shprehet se ka qenë pjesë e showbizit që 15 vjeç por kurrë nuk është përmendur në skandale a debate online. Nga ana tjetër, nuk ka munguar as edhe suporti i vëllait të këngëtares, Alban Ramosaj. Ai ka treguar se është i lumtur që Beatrix është vetëvetja dhe se kjo është arma më e mirë e këngëtares.

‘’Paragjykimet – gjykimet, ofendimet, bullizmi është thjesht një projeksion i pasigurive, limiteve, injorancës dhe nevojave të tyre. E faktuar me qindra herë. Jam i lumtur që dita ditë skur zgjohesh vendos të jesh vetëvetja jotë autentike 100 përqind dhe kjo është arma jote më e fortë. Herët a vonë, e drejta fiton… përherë. Vazhdo të shkëlqesh siç e di ti lër të tjerët të digjen nga rrezet e tua se kashta kashtë do qëndroj vështirë të ktheht në bar të njohmë. Të dua fort unë dhe mijra të tjerë. P.S Uroj që personazhet publik të jenë të vërtetë dhe ndërshëm sa ti, do të ishe një vend më i mirë për të jetuar’’, tha Ramosaj.

Ndër të tjera, Beatrix gjatë videos ajo shprehet se kishte vendosur të heshte por ka parë se presioni nuk ka mbaruar andaj vendosi të flasë.

“Mirëpo, tre muajit e fundit ose edhe më shumë është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, familja ime, gjithë ata që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të heshtë dhe mendoja si do e përballoja gjithë këtë presion. Por shoh se thjesht nuk po mbaron. Nuk do doja kurrë që as unë e as të tjerët të bullizoheshin apo sulmoheshin në emrin tim. Të tregojnë qytetari dhe të ndërgjegjësoheshim. Nuk do hesht më. Dua të jep shembull i mirë për vajzat dhe gratë, të tregoj se duhet t’i dalim zot vetes dhe mos të ulim kokën dhe të pranojmë dhunën, as atë online.”– vazhdon ajo.

Në fund, ajo e mbyll duke u shprehur se çdo njeri që do e ofendojë apo e prishë imazhin në vijim do përballet me ligjin.

“Nga sot e tutje kushdo që do më ofendojë, kërcënoj, më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore. Faleminderit njerëzit që më kanë mbështetur. Do ju lutesha të gjithëve të mendohemi mirë para se ta themi fjalën , të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, ta duam më shumë njëri-tjetrin, një jetë kemi.”-përfundoi Beatrix.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al