16 Shtator, 2017

Albana Osmani ”bën dashuri në 3 minuta” live në TopShow


 

Ricardo Astrada konsiderohet mjeshtër botëror i kërcimit Tango me orgjinë argjentinase.  Ai ka shpjeguar në Top Show dallimin e kërcimit që shihet në filma dhe tangos së vërtetë, asaj pasionantes që kërcejnë argjentinasit.

“Trupat janë më të ngjitur, e gjithë vëmendja është tek gruaja për ta bërë atë të ndjejë çdo frymëmarrje, e më tej fokusi kalon tek lëvizjet e këmbëve…” është shprehur ai ndërsa ka bërë krahasimin mes dy tangove.

Moderatori Alban Dudushi ka ndërhyrë në këtë shpjegim të Astradës, duke thënë me batutë se tango argjentinas është si të bësh dashuri. “Po , është si të bësh dashuri në 3 minuta”, është  përgjigjur mjeshtri i tangos.

 

E për ta faktuar veçantinë e Tangos argjentinase, Ricardo Astrada ka ftuar në kërcim Albana Osmanin, bukuroshen e ekranit, që në Top Show është në rolin e analistes.

"Të kërcesh Tango, si të bësh dashuri në 3 minuta"! Ja kërcimi pasionant i Albana Osmanit me mjeshtrin botëror të Tangos, Maestro Ricardo Astrada, live, në Top Show MAG!

Publié par sur vendredi 15 septembre 2017

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al