17 Maj, 2022

“Albani do kishte shkuar në finale!” Albërie Hadërgjonaj sqaron deklaratën për Ronelën dhe flet për Beatrix: E përjetoi shumë…


Albërie Hadërgjonaj thotë se deklarata “Me këtë(Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen” e bërë pak pas Eurovision nuk ishte thumbim për Ronela Hajatin.

Megjithatë sërish këmbëngul se nëse nipi i saj, Alban Ramosaj, do kishte fituar “Festivalin e Këngës” do kishte prekur finalen e “Eurovision”. E ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo tha: “Janë dyndur portalet për diçka që nuk e kam thënë. Do ta them shumë sinqerisht mendimin tim. Albani, si pikë e parë, është nipi im, fëmija im. Ajo këngë u rrit në familje. Po të kishte fituar Albani festivalin, të paktën do hynte në finale (Eurovision)” – tha me bindje këngëtarja, teksa sa i përket Ronelës shtoi: “Asnjëherë nuk kam qenë kundë Ronelës. Ronelën e vlerësoj shumë si artiste, unë e kam uruar dhe i uroj më të mirat e botës. Megjithatë, unë isha për Albanin.”

Gjatë intervistës, Albëria u ndal edhe te komentet negative në rrjetet sociale, që e kanë bërë Beatrix Ramosajn të kalojë momente të vështira. Ajo tha se Beatrix e përjetoi shumë atë që shkruhej për të. Teksa pranoi se mbesa e saj është shumë e butë dhe shumë delikate në çdo vendim, Albëria shtoi se ka një super talent dhe është një vajzë bukuroshe për të cilat duhet vlerësuar dhe jo t’ia humbasësh të gjitha vlerat.

“E vërteta e gjithë kësaj situate të pakëndshme është sepse njerëzit asnjëherë nuk ulen të mendojnë një situatë të dikujt tjetër. Një vajzë si Beatrix është shumë e brishtë, disa vajza dhe djem i përjetojnë pak më ndryshe situatat. Trixa është një vajzë shumë e çiltër, e keni parë të gjithë, është një vajzë e padjallëzuar dhe e përjetoi shumë, sepse përveçse na bombarduan të gjithëve, u bullizuam të gjithë. Mua bëjnë mirë që më bullizojnë, sepse më pëlqen shumë kur e bëjnë këtë. Unë e di kush jam, e di edhe sa vlej. Komentet për mua janë krejt të pavlera.

Në rastin e Beatrixit, unë nuk e kam kuptuar se ishte një gjë që nuk ishte asgjë, thjesht vërshimet e atyre njerëzve me ato komente negtive e kanë bërë të kalojë momente të vështira. Bullizimi online është më i dëmshëm se ai përballë, është shumë herë më i rëndë. Beatrix është shumë e butë dhe shumë delikate në çdo vendim, por një super talent, një vajzë bukuroshe dhe për këtë duhet vlerësuar dhe jo t’ia humbasësh të gjitha vlerat tjetrit”. -tha ajo.

Pak javë më parë, Beatrix foli hapur publikisht për bullizmin online. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Beatrix shprehej se ka qenë pjesë e showbizit që 15 vjeç por kurrë nuk është përmendur në skandale a debate online. Këngëtarja thoshte se këto tre muaj ajo, familja e saj dhe njerëzit që e kanë mbështetur kanë rënë ‘pre’ e sulmeve online dhe e bullizimit. Ajo shprehej se kishte vendosur të heshte por ka parë se presioni nuk ka mbaruar andaj vendosi të flasë. Në fund, Beatrix e mbylli videon duke deklaruar se çdo njeri që do e ofendojë apo i prishë imazhin në vijim do përballet me ligjin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al