9 Nëntor, 2017

Albano tregon dhunën e përjetuar në fëmijëri: Zgjidhja nuk është ankesa, por të besosh në vete


Ai sot është një nga aktorët e njohur të humorit i cili prej disa vitesh shfaqet si pjesë e kastit të trupës së “Apartamenti 2XL”.

Ndërsa për jetën e tij private dimë shumë pak, Albano përmes një postimi në Facebook ka ndarë me miqtë e tij virtualë një histori nga fëmijëria e tij duke dashur të japë një mesazh të fortë për të gjithë fëmijët e tjerë të cilët sot dhunohen psikologjikisht apo edhe fizikisht nga bashkëmoshatarët e tyre.

Në postimin në Facebook, Albano shkruan:

“Me beri te mendohem pak kjo puna e bulizmit. Ne femijerine dhe adoleshencen time, bulizmi nuk ishte vetem verbal. Ishte kryesisht fizik. Cdo lagje apo shkolle, kishte 5 apo 6 t forte, qe te qellonin sa here te donin. Cfare bera une? Krijova nje shoqate? Berra thirrje per ndihme? Qava se me shane apo me qelluan? Aspak. U bera shok me Vironin, me N dhe V, me R dhe S, dhe u hyra bulistave me dru derisa mallkuan diten qe linden( shaka). Mbarova shkollen, u bera ky q jam sot, dhe ish bulistat( sa emer qesharak) m marrin n tel dhe me thone se e kane per nder qe jane nga i njejti qytet me mua. Zgjidhja nuk eshte hakmarrja. Zgjidhja nuk eshte ankesa, apo qurravitja. Zgjidhja eshte te besosh ne veten tende, ose t kesh 45 kusherinj t pare sic kisha une dhe ste ngacmon njeri.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al