25 Prill, 2021

Albërie Hadërgjonaj rrëfehet për jetën në Amerikë dhe punët që ka bërë atje


Prej disa vitesh, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka lënë Shqipërinë për t’u zhvendosur në Nju Jork.

alberije hadergjonaj (7)

Më herët, në një intervistë ajo rrëfeu vështirësitë që hasi në një shtet të huaj, ku ishte pa asnjë mbështetje, vetëm me vajzën e saj, Anxhelina.

alberije hadergjonaj (4)

Kur jam zhvendosur në Amerikë, kam punuar si dado, kam pastruar shtëpi, kam bërë gjithçka për të mbijetuar në një vend tjetër”,- u shpreh këngëtarja.

alberije hadergjonaj (5)

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Oxygen Show”, ajo tha se aktualisht punon si agjente shitjesh së objekteve, tokave. Ndër të tjera, ajo tha se po mendon që të hapë agjencinë e saj në SHBA.

alberije hadergjonaj (1)

Kohë më parë, në një intervistë në emisionin “Top Show”, Albërija tha se rikthimin në Shqipëri e kishte menduar disa herë, por ishte Anxhelina ajo që i jepte forcë.

alberije hadergjonaj (9)

Shkojmë në Amerikë dhe nuk po gjenim shtëpi, sepse gjithçka lidhej me kreditin bankar që ke, unë nuk kisha asgjë. Ishte një agjent shqiptar që na gjeti në shtëpi, e i lutem ta merrja shtëpinë, por më thotë se është e pamundur.

I hapa ‘Youtubin’, e i thashë se jam artiste. Nuk jemi popull kot. Më lejoi ta merja shtëpinë, me kushtin që duhet ta paguaja për një vit. ‘Ikën lekët’ mendova, tani do rri pa bukë.

alberije hadergjonaj (6)

Është traumë kur ngel pa para, është problem i madh. Kur ke besim në vetvete çan male dhe dete, nuk ka çfarë të ndal.

U sistemuam në shtëpi, blemë një dyshek me Anxhelinën dhe e vendosëm në tokë. Mirëpo, mbetëm pa para. Ishte Anxhelina ajo që më tha: ‘Marrim qumësht, marrim edhe miell, dhe bëjmë krepa’.

alberije hadergjonaj (8)

Anxhelina është fëmijë me këmbë në tokë. ‘Ti mos e vrit mendjen’ i thashë, se do të gjej unë punë. E nisa të këndoja edhe në dasma”,- tregoi Albërie Hadërgjonaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al