30 Shtator, 2017

Albi Nako: Nuk u largova në Itali me Klaudian, zgjodha të rrija me prindërit


 

Albi Nako, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Xing me Ermalin’, rrëfen edhe më shumë rreth divorcit të tij me Klaudian.

 

I pyetur nga Ermali se përse ai nuk zgjodhi të shkonte në Itali me Klaudian, ai përgjigjet se këtë zgjedhje nuk e bëri pasi mendoi për prindërit e tij që tanimë janë në një moshë të thyer.

‘Pas rrugëtimit të Klaudias në Itali, nuk kishte më asnjë kuptim kthimi i saj këtu. Pse nuk sakrifikova unë? Unë jam një djalë i rritur me shumë dashuri dhe me shumë sakrifica nga dy prindërit e mi, që sot janë në moshë të thyer. Unë jam djalë i vetëm në atë shtëpi dhe unë për asnjë motiv në këtë jetë nuk do t’i abandonoja prindërit e mi dhe t’i lija ata të braktisur, derisa ata të kenë frymë.’- u shpreh Albi Nako.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al